Prishtina njoftohet me humbjen e parë në Gjilan, duke pësuar humbje me rezultat 3:0 nga Drita.
Një lojë e bukur në një atmosferë impozante në terrenin ndihmës në Gjilan.
Pjesa e parë u mbyllë pa gola por pjesa e dytë ishte krejt tjetër dhe në favor të Dritës.
Almir Ajzeraj shënoi në minutën e 46-të dhe Albin Prapashtica në atë të 50-të për 2:0.
Drita vazhdon pa humbje edhe pas javës së gjashtë në elitën e futbollit të Kosovës.