Drita e Gjilanit kthehet me tre pikë të mëdha nga stadiumi “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
Skuadra nga Gjilani ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Feronikelit 74.
Në fakt, Drita me këto tre pikë i afrohet kreut të tabelës.
Kjo skuadër nga gjashtë ndeshjet e deritashme ka tre fitore e tre barazime dhe një ndeshje më pak.
Futbollisti Blerim Krasniqi në minutën e 33-të ka shënuar me kokë për fitoren e Dritës.
Në minutën e 65-të “Nikli” shpërdoruan një rast ideal, Rrahmani humb penalltinë.
Në minutën e 77-të, mbrojtësi Besnik Krasniqi nga penalltia e ka thelluar fitoren e Dritës.
Drita renditet në vend të tretë me 12 pikë dhe Feronikeli 74 në të nëntin me 6 pikë pas 7 jave të luajtura në elitën e futbollit të Kosovës.