×
  • Sport
  • Sport

    “Drita nuk tregoi se ka skuadër më cilësore se ne”/ Batatina flet pas humbjes në derbi, thotë se vet ia mundësuan fitoren kundërshtarit

    Insajderi
    04 May 2023 - 17:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka thënë se mungesat kanë ndikuar që ekipi tij ta humbë ndeshjen nga Drita e Gjilanit.

    Ai ka deklaruar se Drita nuk tregoi më shumë cilësi sesa ekipi tij në takimin e luajtur në Podujevë.

    “Nisëm mirë takimin, por u paraqitëm pa tre lojtarët kryesorë si Ilir Krasniqi, Kushtrim Shabani dhe Arbër Bytyqi. Kemi qenë ekip i përgjysmuar, pasi një lojtar si Ilir Krasniqi nuk mund të zëvendësohet lehtë. Kemi bërë maksimumin në këtë takim dhe sikur të shënonim nga penalltia, gjërat do të shkonin më ndryshe. Drita nuk bëri më shumë se ne. Ia mundësuam vet fitoren Dritës.

    Ky është futbolli, por kur mungojnë lojtarët kryesorë është e vështirë. Drita nuk tregoi se ka skuadër më cilësore se ne. Nuk po e akuzoj gjyqtarin, por ishte mendoj faull dhe nga ai rast pësuam golin e parë nga një kundërsulm dhe pastaj tentuam të luajmë më sulmues dhe kur angazhohesh në sulm, sigurisht se në mbrojtje lë boshllëk. Dritës ia uroj fitoren”, ka thënë Batatina. /Koha/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark