×
  • Sport
  • Sport

    Drita pëson humbje ndaj Dukagjinit – Fushë Kosova mposht Lirinë

    Insajderi
    05 November 2023 - 15:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kanë përfunduar ndeshjet e zhvilluar sot në Superligën e Kosovës në futboll.

    Drita nuk ka arritur të këndellet, duke u mposhtur nga Dukagjini.

    Dukagjini fitoi me rezultat minimal 1:0.

    Gola e vetme në ndeshje erdhi në minutën e 58-të, kur nga pika e bardhë shënoi Blerind Morina.

    Penalltia ishte e dyshimtë, por u konfirmua në VAR nga Genc Nuza.

    Për këtë ndërhyrje fillimisht u dha karton i kuq për Ovoukan e Dritës, por vendimi u ndryshua dhe u dha vetëm karton i verdh.

    Drita mendoi se kishte shmangur humbjen kur shënoi në minutat e fundit, por kjo gol i Albin Prapashticës u anulua.

    Nuza rishikoi rastin në VAR dhe anuloi golin me pretendim që Blerim Krasniqi luajti më herët me dorë në zonë.

    Drita tani ka tri ndeshje pa fitore.

    Me këtë fitore klinasit ngritën në pozitën e pestë në tabelë me 17 pikë, derisa Drita mbetet e dyta me 22 sosh.

    Fitore ka shënuar Fushë Kosova me rezultat 2:0, përballë Lirisë.

    Qendërmbrojtësi, Dominik Ivkiq ia dha epërsinë fillestare 1:0 Fushë Kosovës.

    Derisa, vendësit në minutën e 70-të shënuan për 2:0 me Osman Mëziun.

    Kjo ishte vetëm fitorja e dytë për Fushë Kosovën këtë edicion në elitën e futbollit, teksa Liria zhytet edhe më thellë në krizë, pasi nuk kanë fituar në nëntë ndeshjet e fundit./Lajmi.net/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark