×
  • Sport
  • Sport

    Driton Kuka reagon pas keqpërdorimit të emrit të tij

    Insajderi
    21 May 2023 - 23:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    rajneri i njohur i xhudos, Driton Kuka, ka reaguar ndaj një audio të publikuar ku pretendohet se ishte zëri i tij.

    Në atë audio është paraqitur një person në emrin e Kukës duke folur me një grua.

    Kuka, përmes një reagimi në llogarinë e tij në “Facebook”, bëri të ditur se personin në fjalë e ka paraqitur në organet e drejtësisë.

    Reagimi i plotë nga Kuka (pa ndërhyrje):

    “Reagim publik!

    Ky njeri qe po e postoj më poshtë ka postuar në fb të tij një audio që është realizuar nga një njeri që ishte i njohur për hajgaret e tij në tel në emër të njerëzve të ndryshem!

    E kishte ba një thirrje telefonike në emër timin tash e 15 vite më parë.

    Po e postoj audion në të cilën ky njeri më poshtë i është referuar që e kam ba unë me të cilën shihet për çka bahet fjalë!

    Për më tepër kam lajmëruar organet e drejtësisë për rastin!

    Mu desht të reagoj publikisht dhe kushdo që e njeh personin në foto ta informoj që do përballet me drejtësi për shpifje dhe fyerje!”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark