×
  • Lajme
  • Insajderi

    Driton Selmanaj deklarohet kundër shamisë në shkolla

    Insajderi
    12 August 2022 - 11:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj është deklaruar kundër bartjes së shamisë në shkolla.

    Ai përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, ka theksuar se shteti i Kosovës është laik, duke bërë me dije se shamia në shkolla duhet të ndalohet, shkruan Insajderi.

    Sipas Selmanajt, kushdo që për qëllime perfide e cenon normën kushtetuese, i cenon edhe themelet e Demokracisë Kushtetuese të vendit.

    Reagimi i plotë:

    Kushtetuta e Republikës së Kosovës:

    Neni 8 [Shteti Laik]

    Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare.

    Kushdo që me injorancë apo qëllime tjera perfide cenon këtë normë kushtetuese, atëherë ka cenuar themelet e Demokracisë Kushtetuese të vendit tonë!

    “Ndryshojeni Udhëzimin Administrativ për shaminë” është kampanja përmes së cilës po kërkohet të ndryshohet neni i udhëzimit administrativ, i cili ua ndalon vajzave me mbulesë të vijojnë procesin mësimor.

    E, përkrahës u tregua edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se nuk duhet të ketë ndalim të shamisë dhe të elementeve tjera fetare në jetën publike të qytetarëve nga mosha 16 vjeçare.

    “Por qëndrimin tim e kam thënë para shumë viteve. Nuk duhet të ketë ndalim të shamisë dhe të elementeve tjera fetare në jetën publike të qytetarëve, duhet të jenë të lirë. Mosha 16 vjeçare është pragu, e në moshën 16 vjeçare shumë gjëra kanë ndodhur por të cilat edhe do duhej të ndodhin. Meqë mund ta marrësh kartën e identitetit në moshën 16 vjeçare dhe sistemi e mundëson me një procedurë dhe të lidhësh kurorë në moshën 16 vjeçare” – tha Kurti.

    /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark