Insajderi
Lajme

Droga në komunën e Leposaviqit, flasin nga Prokuroria në Mitrovicë

Insajderi
30 January 2024 - 10:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Droga në komunën e Leposaviqit, flasin nga Prokuroria në Mitrovicë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nënkryetarja e Leposaviqit, Dragana Miletiq, është parë duke konsumuar lëndë narkotike brenda objektit të komunës, me të cilën po ‘udhëheq’, Lulëzim Hetemi.

Për rastin Insajderi ka kontaktuar kryeprokurorin e Mitrovicës, Ismet Ujkani, i cili konfirmoi se janë duke u marrë me rastin.

“Po po jemi duke u marrë me rastin dhe pas pak do të ju njoftojmë më detajisht”, tha shkurt ai për Insajderin.

Ndërkaq, zv/komandanti i Policisë për veriun, Veton Elshani, tha se janë në dijeni për përmbajtjen e videos.

Sipas Elshanit, ata e kanë njoftuar Drejtorinë e Policisë në Prishtinë.

“Ne kemi reaguar sipas detyrave tona zyrtare dhe për rastin kemi njoftuar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës në Prishtinë, e cila do të merret me rastin bashkë me prokurorinë. Ata vendosin për këtë”, tha ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark