×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Droga në komunën e Leposaviqit, shkarkohet Dragana Miletiq 

    Insajderi
    30 January 2024 - 13:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nënkryetarja e Leposaviqit, Dragana Miletiq, është shkarkuar nga detyra pasi është parë duke konsumuar lëndë narkotike brenda objektit të komunës, me të cilën po ‘udhëheq’, Lulëzim Hetemi.

    “Shkarkimi nga detyra e nënkryetares sipas nenit 1 të këtij vendimi, bëhet për shkak të shkeljeve të rënda të punës dhe mosrespektimit të pozitës së saj si nënkryetare dhe mos përmbushjes së detyrave të punës”, thuhet në vendim e nënshkruar nga kryetari Hetemi.

    Shkarkimi i saj erdhi, pas publikimit në media të pamjeve ku ajo shihet duhet konsumuar substanca narkotike.

    Për rastin ka reaguar Prokuroria Themelore e cila ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore lidhur me hetimin e rastit të nënkryetares së Leposaviqit, Dragana Miletiq, që dyshohet se ka konsumuar drogë.

    Për rastin Insajderi ka kontaktuar kryeprokurorin e Mitrovicës, Ismet Ujkani, i cili konfirmoi se janë duke u marrë me rastin.

    Po po jemi duke u marrë me rastin dhe pas pak do të ju njoftojmë më detajisht”, tha shkurt ai për Insajderin. 

    Ndërkaq, zv/komandanti i Policisë për veriun, Veton Elshani, tha se janë në dijeni për përmbajtjen e videos.

    Sipas Elshanit, ata e kanë njoftuar Drejtorinë e Policisë në Prishtinë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark