×
Insajderi / Insajderi

Drogë, telefona e adaptera tentohen të futen ilegalisht në Burgun e Dubravës

Insajderi
21 October 2022 - 20:05
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Departamenti për Siguri ne bashkëpunimin me Njësitin e Inteligjencës së SHKK-së, kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda Qendrës Korrektuese të Dubravës.

Gjatë kontrollit janë konfiskuar narkotikë, 11 telefona, 8 kabllo të adapterëve dhe tableta të dy llojeve.

“Me të pranuar informacionin, i menjëhershëm ka qenë reagimi i menaxhmetit të QKD-së, i cili ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, me ç’rast në tunelin e Portës së Re të hyrjes së qendrës kanë lokalizuar Automjetin Transportues të kompanisë së kontraktuar për furnizime të kantinave në SHKK, ku gjatë kontrollit të detajuar brenda hapësirave të Automjetit Transportues në mënyrë të kamufluar është tentuar të futet brenda qendrës: – substancë e dyshuar narkotike 748 gr; – 11 telefona mobil; – 8 kabllo të adapterëve; – 2 koka të adapterëve; – 5×20 tableta të dyshuara të llojit DBOLMAX, dhe – 212 tableta të dyshuara si ekstazi”, thuhet në njoftimin e SHKK.

SHKK ka njoftuar se ka filluar hetimet dhe shumë shpejt të dal me një raport të detajuar.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndroj duarkryq përballë këtyre dukurive negative, të cilat kanë për qëllim të rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj”, thuhet në njoftim.

OP-ED
Nga Rubrika
Insajderi
01 September 2023

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark