×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Dronët e avionët – Kryeministri Kurti flet nga Berlini

    Insajderi
    04 November 2022 - 11:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka cilësuar si çështje të Serbisë raportimin se është rrëzuar një dron nga autoritetet serbe afër Rashkës.

    Ai për këtë është pyetur pas Samitit të Ballkanit Perëndimor që u mbajt të enjten në Berlin, derisa ka thënë se për atë duhet të flasë Beogradi.

    “Paj, pyetni në Serbi, çka di unë, pyetini ata. Nuk e di unë dronët e kujt hyjnë në Serbi. Kjo ka ndodhur në territorin e Serbisë, pyetini ata. Mbase nuk po mendoni se unë duhet të përgjigjem për atë që ndodh në territorin e Serbisë”, u përgjigj Kurti.

    Ndërsa kur u pyet nga gazetaripse Serbia e ngriti gatishmërinë ushtarake në territorin e saj, kryeministri Kurti tha:

     Paj, a po mendoni ju se në një shtet, ku regjimi që qeveris në të nuk është demokratik, gjithçka është racionale? Ka shumë veprime irracionale atje”, tha Kurti. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark