×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Dronët ukrainas goditin kullën në zemër të Moskës

    Insajderi
    01 August 2023 - 10:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një kullë në zemër të Moskës është goditur nga një sulm me dron për herë të dytë brenda 48 orëve, duke ngjallur panik në zemër të kryeqytetit rus për potencialin që ka realisht Ukraina në këtë luftë.

    Lajmin për shpërthimin e dha kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin.

    “Disa dronë u rrëzuan gjatë natës”, tha ai, “por njëri goditi të njëjtën kullë në kompleksin e qytetit Moskva“, kullë që ishte në shënjestër edhe të dielën.

    Fasada e xhamit të ndërtesës është dëmtuar, por nuk raportohet për të lënduar.

    Ministria ruse e mbrojtjes fajësoi Ukrainën për sulmin e fundit, ashtu siç bëri edhe një ditë më parë, por Kievi vazhdon të heshtë për të tilla situata.

    “Dy dronë të tjerë ukrainas u rrëzuan nga sistemet kundërajrore diku tjetër në rajonin e Moskës”, tha ministria ruse e mbrojtjes, duke pretenduar se kanë penguar një “sulm terrorist” ukrainas.

    Sakaq, aeroporti Vnukovo i Moskës u mbyll për pak kohë, sipas agjencive ruse të lajmeve.

    “Vnukovo u mbyll përkohësisht duke pezulluar uljet dhe nisjet e avionëve. Dhjetëra fluturime u devijuan në aeroporte të tjera”, thanë shërbimet e urgjencës ruse, përpara se të raportonin se operacionet normale ajrore ishin rikthyer.

    Moska e ka akuzuar vazhdimisht Ukrainën për kryerjen e sulmeve me dronë në territorin e saj në muajt e fundit, duke përfshirë një në Kremlin – rezidencën zyrtare të Presidentit Vladimir Putin në kryeqytet – në maj.

    Megjithëse Ukraina nuk ka marrë përgjegjësinë për incidente specifike, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se sulmet në territorin rus janë një “proces i pashmangshëm, i natyrshëm dhe absolutisht i drejtë“.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark