×
  • Showbiz
  • Show

    Dua Lipa del para gjyqit

    Insajderi
    10 August 2023 - 09:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dua Lipa do të duhet të shkojë në gjykatë për herë të tretë për këngën e saj hit “Levitating”. Ajo është akuzuar se ka kopjuar këngën e vitit 1979 të quajtur “Wiggle and Giggle All Night” nga kompozitorët L. Russell Brown dhe Sandy Linzer.⁠⁠

    Këngëtarja me origjinë shqiptare do të përballet me një padi që pretendon se hiti i saj që kryesoi listën e vitit 2021, “Levitating” ka huazuar elemente kompozicionale nga kënga e diskotekës e vitit 1979 “Wiggle and Giggle All Night”.

    Gjykatësja e qarkut amerikan, Katherine Polk Failla vendosi se kompozitorët e këngës “Wiggle and Giggle All Night”, L. Russell Broën dhe Sandy Linzer, kanë arsye për të ndjekur çështjen e tyre duke pretenduar “ngjashmëri thelbësore” midis dy këngëve.

    Padia, e paraqitur në mars 2022, pretendon se “Levitating” ndan “elemente kompozicionale” të dallueshme, duke përfshirë melodinë e hapjes, me hitin e diskos.

    Ndërsa avokatët mbrojtës argumentuan se është e pabesueshme që Lipa të ketë dëgjuar këngën përpara se të krijonte “Levitating”, gjyqtari Failla pranoi se paditësit paraqitën prova të mjaftueshme për të mbështetur pretendimin e tyre, se ngjashmëria e jashtëzakonshme e këngëve meriton shqyrtim të mëtejshëm.

    Kënga “Levitating” e Dua Lipës, e paraqitur në albumin e saj “Future Nostalgia”, arriti sukses të jashtëzakonshëm, duke kaluar 77 javë në listën e këngëve Hot 100 të Billboard amerikan dhe duke siguruar vendin e parë në tabelën e fundvitit 2021 të Billboard.

    Kjo nuk është sfida e parë ligjore e Lipës për ngjashmëritë e supozuara të këngëve. Në qershor, një gjykatës i Los Anxhelosit hodhi poshtë një padi duke pohuar se “Levitating” kopjoi një këngë të vitit 2017 nga grupi reggae në Florida, Artikal Sound System.

    Një padi tjetër, e ngritur në korrik, pretendon se Lipa përdori regjistrimin “talk box” të muzikantit Bosko Kante në remiks të “Levitating” pa marrë leje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark