Këngëtarja Dua Lipa ka paralajmëruar ardhjen në Kosovë gjatë një paraqitje live në Facebook, ku i është përgjigjur pyetjeve të shumta të adhuruesve të saj.
Shumica e pyetjeve janë shqiptarë të cilët po e pyesin në gjuhën shqipe. Edhe pse shumicës së pyetjeve nuk i është përgjigjur, pyetjes se kur do të vij në Kosovë i është përgjigjur menjëherë.
“Do të vij shumë shpejt në Kosovë dhe Prishtinë dhe mezi pres”, ka thënë ajo, raporton Insajderi.
Sipas saj, gjithë këtë kohë ka qenë e zënë me turne dhe angazhime andaj edhe nuk ka pasur mundësi të kthehet për vizitë në Kosovë.
Në fund pas kërkesave të shumta për të thënë dicka në gjuhën shqipe, Dua ka përcjellë një mesazh dashurie.
“Meqenëse më kërkohet të them diçka në gjuhën shqipe po e them se ju dua shumë”, ka thënë Dua gjatë paraqitjes disa minutëshe live në Facebook.