×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Dua Lipa e merr të dashurin e ri Romain Gavras me vete në Shqipëri

    Insajderi
    19 August 2023 - 08:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Artistja shqiptare, Dua Lipa, ditëve të fundit është rikthyer në Shqipëri për disa ditë të tjera pushimi me familjen.

    Ajo po vazhdon të qëndrojë në Kep Merli (Sarandë), ku vazhdimisht i ka mbajtur fansat e rrjeteve sociale të azhurnuar me fotografi dhe video të shumta nga pushimet.

    Dua Lipa në Sarandë (Foto: Dua Lipa/Instagram)

    Mes shumë imazheve, Dua mund të shihej në një fotografi e shoqëruar edhe nga i dashuri i saj i ri, regjisori francez Romain Gavras.

    Në fotografinë e publikuar në Instagram, Lipa u dha 88 milionë ndjekësve të saj një vështrim të saj dhe të çiftit, ku ishin fotografuar nga mbrapa duke mbajtur duart dhe ecur drejt plazhit si çift.

    Dua Lipa me të dashurin e ri, Romain Gavras (Foto: Dua Lipa/Instagram)

    “Energji gjatë gjithë verës”, shkroi artistja e hiteve ndërkombëtare në mbishkrimin e fotografive, teksa atyre ua bashkangjiti edhe një video, ku shihej duke kërcyer nën ritmet e këngëve popullore.

    Dua Lipa në Sarandë (Foto: Dua Lipa/Instagram)

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark