×
Show

Dua Lipa e pushton Brazilin në kohë pandemi – këngët e saj më të dëgjuarat atje

Insajderi
24 April 2020 - 18:49
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Don’t Start Now është kënga e pare që e publikoj Dua Lipa nga albumi i saj i dytë ‘Future Nostalgia’. Don’t Start Now u publikua me datën 1 nëntor të vitit të kaluar, e qysh nga atëherë është duke dominuar top lista të shumta botërore. Kënga ka arritur të dëgjohet mbi 700 milionë herë deri më tani vetëm në ‘Spotify’ pa llogaritur platforma të tjera muzikore.

Dje Dua gjatë tërë ditës ka qenë sensacion në Brazil, kjo pasi që Dua kishte hyre në linje direket përmes ‘Instagramit’ në Big Brother Brazil, për ta befasuar njërën nga banoret aty, që është fanse e flaktë e Duas.

Dua për Big Brother Brazil këndoj live dy këngë të saj Don’t Start Now dhe Break My Heart, për ti argëtuar banore e Big Brother Brazil.

https://www.instagram.com/p/B_VMRi7lAIZ/

Kjo shfaqej e Duas bëri që ajo të jetë në qendër të vëmendjes në Brazil dhe që të dëgjohet akoma më shumë, që si rezultat Dua Lipa me Don’t Start Now të bëhet kënga më e dëgjuar në ‘Spotify’ në Brazil, duke u radhitur e para me mbi 700 mijë ‘Streams’.

Por nuk ishte vetëm Don’t Start Now por edhe 9 këngë të tjera që hynë në listën e këngëve më të dëgjuar në Brazil. Duke u bërë Dua me 10 këngë Top në shtetin e Brazilit.

Edhe në statistika të ‘Youtube’ janë vërejtur ngritje të shikimeve pikërisht pas kësaj përformance të Duas në Bib Brother atje.

Dua po korre sukses me albumin e saj të ri kudo në botë, dhe deri me tani ka thyer dhjetëra rekorde suksesi me shitje dhe me numër të madhe të dëgjimeve anë e kënd botës.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark