×
  • Showbiz
  • Show

    Dua Lipa lëndon gjunjët, bëri përformancë të rrezikshem

    Insajderi
    08 February 2024 - 09:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka vendosur të nxisë ende më shumë pritjet e fansave të saj për albumin e ri duke paralajmëruar këngën e saj të radhës “Training Season”.

    Lajmin për këtë këngë të ardhshme ajo e bëri përmes një postimi të papritur në rrjetin social Instagram, ku ndau me ndjekësit një pjesë të vogël të melodisë dhe disa momente të zgjedhura nga koreografia që do të shoqërojë interpretimin e këngës.

    Megjithatë, ajo që ra më shumë në sy ishterreziku dhe intensiteti i performancës së Dua Lipës, e cila, siç u zbulua më vonë, rezultoi të ishte jo vetëm një sfidë artistike, por edhe një aventurë fizike.

    Në video, artistja shfaqet duke u përfshirë në një lëvizje të përsëritur, të cilën e quajti “rrëshqitje me gju”, dhe e cila duket se ka lënë pasoja në gjunjët e saj.

    Kënga “Training Season,” siç bën të ditur vetë këngëtarja, është një metaforë për përgatitjet dhe sfidat në jetë dhe në karrierë.

    Dua Lipa ka zgjedhur ta përfaqësojë këtë koncept përmes një koreografie dinamike dhe provokuese, një lëvizje e cila duket se i ka kërkuar artistes një nivel të lartë të përkushtimit dhe forcës fizike.

    Performanca e Dua Lipës nuk mbeti pa u vënë re nga kritikët dhe entuziastët e muzikës në edicionin e 66-të të ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Grammy Awards”, ku ajo bëri një hapje të fuqishme. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark