Këngëtarja nga Kosova, Dua Lipa, ka parakaluar për herë të parë në tepihun e kuq në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të Brit Awards 2016.
Këngëtarja e cila është në fillimin e një karriere të suksesshme në Britani të Madhe, ishte si e ftuar në këtë mbrëmje, dhe kishte veshur një fustan të zi të krijuar nga Alexander Wang.
Lipa dukej e thjeshtë dhe mjaft tërheqëse.
Dua Lipa ka arritur që të tërheqë vëmendjen në skenën ndërkombëtare më dy këngët e saj të fundit të publikuara në muajt e fundit: Be The One dhe Last Dance./Insajderi