×
  • Showbiz
  • Show

    Dua Lipa pëson ndryshim drastik në dukje

    Insajderi
    29 October 2023 - 16:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dua Lipa debutoi me ngjyrën e saj të re të flokëve, një ngjyrë gështenjë të errët, të premten teksa mbërriti në zyrat e Shoqatës së Drejtorëve të Amerikës në Los Angeles.

    Këngëtarja e hitit “Dance The Night”, 28 vjeçe, kishte veshur një këmishë të zezë lëkure të stilit ‘oxford’ që përshtatej me ngjyrën e saj të re të flokëve.

    Artistja e lindur në Londër nuk është e panjohur përeksperimentimin e saj me ngjyrat e flokëve, shkruan DailyMail.

    Me kalimin e viteve ajo i ka lyer flokët e saj në të gjitha ngjyrat: nga bionde platini tek e kuqe apo deri te kafe e errët.

    Interpretuesja e hitit “New Rules” i tërboi fansat e saj kur fshiu të gjitha kanalet e saj të rrjeteve sociale.

    Më pas ajo publikoi një fotografi të saj me ngjyrën e re të flokëve, me mbishkrimin: “Më ka marrë malli?”.

    Tani, Lipa është kthyer në Instagram me një postim të vetëm të fshehtë.

    Imazhi është një pamje nga afër e gojës së Lipës, teksa ajo mban një çelës të vogël të shtrënguar mes dhëmbëve.

    “Më kap ose shkoj…”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e postimit, gjë që i shtyu fansat e saj të dyshojnë se ky mund të jetë një tekst i një kënge të re.

    Këngëtarja e hitit “Cold Heart” i ka kaluar vitet e fundit duke punuar në vazhdimin e albumit “Future Nostalgia”, të cilin e publikoi në vitin 2020.

    Ajo la të kuptohet për temën dhe atmosferën e albumit të saj të ardhshëm në një intervistë për Variety vjeshtën e kaluar. /Telegrafi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark