×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Dua Lipa publikon datat e para të turneut për albumin e saj më të ri “Radical Optimism” – njëri ndër të parët do të jetë në Ballkan

    Insajderi
    18 March 2024 - 11:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka publikuar datat si dhe vendet ku do të promovojë albumin e saj më të ri “Radical Optimism”.

    Pas suksesit të jashtëzakonshëm të albumit të saj “Future Nostalgia”, artistja nga Kosova do të lansojë së shpejti albumin e saj më të ri.

    Përmes një postimi në Instagram, ajo njoftoi për vendet evropiane ku do të nisë turneun për albumin e saj “Radical Optimism”.

    Më 5 qershor, Dua Lipa do të mbajë një koncert në Berlin të Gjermanisë, më datën 9 do të jetë në Kroaci pastaj më datën 12 dhe 13, ajo do të mbajë dy koncerte në Francë.

    Fituesja e tre çmimeve Grammy, është padyshim fenomen i muzikës në industrinë globale dhe albumi i saj më i ri mund të shënojë një epokë të re për të.

    Nga tani, mund ta para-porositni albumin e saj në formë digjitale, derisa lansimi i përgjithshëm pritet së shpejti. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark