×
  • Sport
  • Sport

    “Dua që futbollistët të japin gjithçka nga vetja”/ Gliha prononcohet para mediave para dy ndeshjeve kualifikuse – flet edhe për Arbnor Mujën

    Insajderi
    04 September 2023 - 15:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Përzgjedhësi i Kosovës, Primoz Gliha ka dalë në konferencë për media para ndeshjeve të muajit shtator.

    Gliha në konferencë tha se ai synon që t’i bëjë lojtarët të japin gjithçka nga vetja për fanellën e kombëtares.

    “Unë do të synoj që t’i bëjë lojtarët të vdesin në fushë për fanellën e kombëtares. Dua që futbollistët të japin gjithçka nga vetja për të arritur sa më shumë rezultate pozitive”.

    Selektori ka folur edhe për situatën e Arbnor Mujës dhe vendimin e tij për të luajtur me Shqipërinë.

    “Muja është një shembull, shembull që do të mësojmë në të ardhmen. Mirëpo, ai e kishte marrë vendimin, nuk kishim çfarë të bëjmë më. Do të tentojmë që lojtarët më të mirë t’i mbajmë në Kosovë. Po tentojmë të bashkëpunojmë me ekipin e U21, kemi disa lojtarë të rinj, të cilët do të na ndihmojnë të fitojmë ndonjë ndeshje. Ne si ekip në fushë jemi në gjendje të vdesim, me ndeshjen e kombëtares do të japim maksimumin” ka thënë Gliha./Indeksonline/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark