×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Duam marrëveshje Kosovë-Serbi, nëse bëhet nesër e pranojmë, nëse duhen 2 vjet presim”

    Insajderi
    20 January 2023 - 23:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas takimeve në Prishtinë dhe Beograd, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për dialogun, Gabriel Escobar ka thënë se SHBA dëshiron që të arrihet sa më shpejtë një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Ai është shprehur i kënaqur me diskutimet që janë zhvilluar sot, duke thënë se i ka pëlqyer toni dhe përmbajtja e diskutimeve. Ka deklaruar po ashtu se nuk një afat të përcaktuar për arritjen e një marrëveshjeje mes dy shteteve.

    “Do të dëshironim që një marrëveshje të arrihet sa më parë që është e mundur. Nëse do ta kishim nesër, nesër do ta pranonim. Nëse duhen dy vite, atëherë le të jenë dy vite. Por duhet të lëvizim shpejtë, sepse çdo konfrontim që shohim mes Kosovës dhe Serbisë është gjithnjë e më i rrezikshëm. Mosmarrëveshja e fundit rreth barrikadave ka mundur të jetë i dunshëm dhe kjo është arsyeja që të lëvizim me urgjencë”, ka thënë Escobar për Euronews në edicionin serbisht.

    Escobar ka thënë se në fund dëshiron ta shoh të realizuar zotimin e BE-së për zgjerim në Ballkanin Perëndimor. Ai ka thënë se pret që shtetet ballkanike të anëtarësohen në BE jo në një afat njëzetvjeçar, por shumë më herët.

    Escobar ka theksuar se zgjidhja e mosmarrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë është anëtarësimi në BE.

    “Sipas pikëpamjes sonë, pika kryesore është integrimi evropian dhe thyerja e barrierave mes shteteve të Ballkanit Perëndimor. Tashmë ka ngapak biseda rreth kësaj. Nëse do ta kishim një sistem të unifikuar të tabelave në tërë Ballkanin Perëndimor, s’do të kishim probleme të tilla”, ka thënë Escobar. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark