×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Dubai do të ndërtojë “Kullën e Orës” rezidenciale të më të lartë në botë

    Insajderi
    04 February 2024 - 20:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dubai ka vendosur t’i shtojë vendit një tjetër figurë madhështore në horizontin e tij, duke ndërtuar një “kullë ore” të lartë 450 metra.

    Kulla Aeternitas emri i së cilës nga latinishtja do të thotë “përjetësi”, do të jetë e dyta më e larta në botë pas Kullës së Orës në Mekë të Arabisë Saudite, por e para për faktin që ajo do të jetë e banueshme.

    Ky ndërtim do të realizohet në saje të partneritetit midis zhvilluesit të pasurive të paluajtshme me bazë në Dubai, London Gate, dhe prodhuesit zvicerian të orëve luksoze, Franck Muller.

    “Ne besojmë se kulla do të shihet nga gjashtë kilometra larg për shkak të lartësisë së madhe”, tha Tom Hill, koordinator i marrëdhënieve me media.

    Bëhet e ditur se, ndërtesa do të përbëhet nga 649 njësi ku përfshihen apartamente me një deri në tre dhoma gjumi.

    Banorët e saj do të kenë qasje në shërbime të ngjashme me hotelin, por me privatësi dhe komoditet të shtëpisë.

    Pajisjet e përbashkëta të tyre variojnë nga objektet shëndetësore, palestra, pishina, deri te hapësirat e artit dhe kulturës si kinematë, dhoma muzike, dhe biblioteka.

    Sipas London Gate, projekti do t’u dorëzohet banorëve në vitin 2027. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark