×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Arta Nitaj flet për “sherrin” me Ermal Mamaqin

    Insajderi
    31 October 2022 - 16:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Modelja nga Peja, Arta Nitaj, ka qenë pjesë e spektaklit të njohur “Dance With Me” në TV Klan.

    Megjithatë, eksperienca e saj ishte e shkurtër pasi u eliminua pak javë më vonë, pas disa puntatave të këtij programi.

    Ermal Mamaqi në rolin e anëtarit të jurisë i bëri një koment Arta Nitajt, e cila ishte konkurrente.

    Aktori risolli në vëmendje skandalin e bujshëm “Dubai Porta Potty”, duke aluduar se Arta ishte pjesë e tij, gjë që solli shumë komente në rrjet.

    Ndërkohë, në atë moment Arta e mori me sportivitet komentin e Ermalit dhe qeshi duke mos bërë asnjë reagim tjetër.

    Së fundmi, modelja është pyetur sërish mbi këtë temë, teksa ishte e ftuar në emisionin “Prive”.

    Ndër të tjera Arta u shpreh se më pas reagoi vetëm se njerëzit e saj ishin prekur. Asaj nuk i kishte bërë përshtypje, pasi është mësuar ta dëgjojë kudo.

    “Për sa i përket komentit që u bë natën e parë, jam munduar të tregoj Artën që kam treguar prej dy vitesh ndaj këtyre komenteve. Nuk jam tip që reagoj në këto situata, sepse siç e tha Ermali nuk më ka dhimbur si koment. Javën e dytë unë reagova vetëm se ua kam pasur borxh njerëzve të mi. Se u prekën, pse ta tha atë koment, pse natën e parë. Unë nuk jam prekur shumë, i kam treguar edhe Ermalit se natën e parë kemi ngrënë darkë bashkë, i gjithë produksioni,”- tha ish-konkurrentja e “Dance Albania”.

    Kujojmë se “Dubai Porta Potty” thuhet se lidhet me influencers dhe vajzat e tjera të reja që në këmbim të parave ose dhuratave lënë të tjerët të kryejnë jashtëqitjen dhe urinën sipër trupit dhe fytyrës (përfshirë edhe gojën).

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark