×
  • Lajme
  • Showbiz
  • Lajme

    “Duda Balje, Dafina Zeqiri, Fjorala Ponari”- Cilët VIP-a kanë treguar publikisht se janë ngacmuar seksualisht?

    Insajderi
    21 February 2023 - 19:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Autore:Dijellza Preniqi

    Mbrëmjen e djeshme publiku shqiptar është tronditur nga rrëfimi i banorës së Reality show “Big Brother VIP Kosova”, Melisa Lleshit. Ajo në lot ka treguar që në moshën 5 vjeçare është ngacmuar seksualisht.

    Ndër vite të shumta kanë qenë figurat publike që kanë ndarë me audiencën përvojat e tyre të trishta, ku kanë qenë të ngacmuar apo edhe dhunuar seksualisht. E, që shumica e të mbijetuarave janë gra.

    Dafina Zeqiri, njihet si njëra ndër këngëtarë që pa çarë shumë kokën për komentet e të tjerëve, bënë atë që konsideron se është e drejtë për tu bërë.

    Dafina Zeqiri

    Pas raportimit se një vajzë 11 vjeçare është dhunuar seksualisht nga të paktën 5 meshkuj, në Prishtinë, Dafina nuk ka ngurruar të tregoj se edhe ajo si shumë gra dhe vajza të tjera ka qenë e ngacmuar seksualisht.

    Dafina Zeqiri në protesta

    “Kam qenë e ngacmuar seksualisht! I di të drejtat e mia! Nëna ime na ka rritur ne si nënë/baba/ vëlla/ motër dhe na ka mësuar për të drejtat tona. Do t’i luftoj përgjithmonë abuzuesit! Jam përgjithmonë me ju!”, kishte shkruar Dafina në Twitter.

    Gazetarja, Edlira Qefalia në një paraqitje të saj publike ka treguar se më shumë se një herë ka qenë e ngacmuar seksualisht në vendin e punës.

    Edlira Qefalia

    “Ngjarja ka ndodhur në vitin 2005, ku kam ardhur në Kosovë dhe njerëzit nuk më njihnin si gruaja e Milaim Zekës, por si  Edlira Qefalia. Dhe, më ka qëlluar nja dy raste ku më është thënë “okay” lëmë takim për punë, në orën 18:00, në një lokal. Edhe thosha okej, në orën 18:00 shihemi në lokal dhe marrë me vete edhe burrin. Në momentin që thosha po marrë me vete edhe burrin, më thoshin kush është ai!? I thoja Milaim Zeka dhe më nuk hapej ai telefon”, kishte deklaruar ajo.

    Edlira Qefalia dhe Milaim Zeka

    Në qeshor të vitit të kaluar, “influencerja”, Serena Sulo kishte deklaruar se fituesi i “Big Brother VIP Albania”, Ilir Shaqiri e kishte ngacmuar seksualisht.

    Serena Sulo

    “Kur isha një intervistë në Top Channel qëllova me fituesin e BBV, Ilir Shaqirin. Po bëja grimin dhe erdhi Iliri me Sabianin dhe ngeli duke më parë nga këmbët. Unë isha aty edhe tha “Wow ku e kam parë këtë”. Unë i thash që jam Serena Sula dhe ai tha “Po je vajza që bën tëerk”. Ngeli shtangur kur më pa. Po ku je ti që s’na u fute neve tek Big Brother.Unë duhet të isha në BBV dhe i thashë a do bënim gjë aty bashkë edhe tha: “Vallaj po. Je shumë seksi”. Pimë cigare jashtë dhe më mori kontaktin”,kishte thënë Serena.

    Ilir Shaqiri

    Ngjashëm si Qefalia edhe këngëtarja, Tringa Key, në pyetjen se a është ngacmuar ndonjëherë seksualisht në vendin e punës, ishte përgjigjur pozitivisht.

    Tringa Kay

    “Po shumë, ka shpesh raste. Jo veç mua, po çdo femre i ndodh. Ne e kemi një punë pak më të vështirë, se na bie të punojnë më shumë natën. Ka njerëz që janë të dehur, ka lloj lloj njerëzish”, kishte thënë këngëtarja.

    Moderatoria, Fjoralba Ponari nuk është se i ka shpëtuar një eksperience të tillë. Ajo ka deklaruar se ka qenë e ngacmuar seksualisht nga një i ftuar në një nga eventet ku ajo ishte duke punuar.

    Fjoralba Ponari

    “Kur kemi qenë ne te ‘Top Arena’, ku ka qenë eksperienca e parë e vërtetë e imja televizive. Nuk kisha eksperiencë, nuk dija si të sillesha në momente të caktuara dhe kam patur një personazh të ftuar që ishte pa filtra, gati gati në prapaskena gjëja shkoi në ngacmim seksual. Pas kësaj kam marrë në telefon Ervin Kurtin, kam qarë me kokërr të lotit. Pa i thënë askujt, kisha vendosur që të largohesha nga Top Arena, ka shumë që shkelin mbi gjemba, por do ia marrësh dorën. Ka qenë Ervini që më ka nxjerrë në shina”, tha ajo.

    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje pos që ka pohuar se është ngacmuar seksualisht ka treguar edhe si ka reaguar në situata të tilla.

    Duda Balje

    “Po unë mendoj që secila femër në Kosovë ka pasur dmth të paktën një herë, dhe po kam pasur (ngacmim seksual). Në fakt unë kam provuar të injoroj sepse mendoj që injorimi është ndoshta si hap i parë më pozitiv dhe në fakt e kam injoruar si veprim”, ka thënë Balje.

    Moderatori, Enur Pakashtica në llogarinë e tij në Twitter kishte shkruar për një eksperiencë aspak të lehtë që e kishte përjetuar nga një policë.

    Enur Pakrashtica
    Enur Pakrashtica- Twitter, Ngacmim Seksual

    Edhe, Bebe Rexha, fatkeqsisht nuk i ka shpëtuar një përjetimi të tillë.

    Bebe ka treguar se producenti Detail e kishte ngacmuar atë seksualisht.

    Bebe Rexha

    Ai e provoi edhe me mua, kur isha në fillimet e mia, por dola me vrap nga studio e tij. Karma një Bushtër”, ka shkruar ajo në Twitter.

    Në vija të trasha ngacmim seksual është çfarëdo lloj fjale me përmbajtje seksuale, të thëna në mënyrë implicite ose eksplicite, duke pretenduar aktivitet të padëshiruar nga pala tjetër.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark