Sot (e shtunë) zhvillohen të gjitha ndeshjet e xhiros së 26-të në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.
Përndryshe, kjo është xhiro e parafundit e këtij edicioni në Ligën e Parë.
Tashmë dihen dy skuadrat që kanë siguruar inkuadrimin në elitën e futbollit kosovar, dhe ato të cilat do të kërkojnë biletën drejt Superligës përmes barazhit.
Mirëpo, luftë e madhe po zhvillohet në të dyja grupet për të siguruar ekzistencën në Ligën e Parë.
Në Grupin A, Besa e vendit të fundit e pret Drenasin, që gjendet një pozitë më lartë me tri pikë më shumë.
Në rast se Besa mposhtet sot, zyrtarisht bie nga Liga e Parë, një vit pasi u largua nga Superliga.
Situatë e njëjtë edhe në Grupin B, ku Vitia e vendit të fundit e pret Vllazninë, e cila ka tri pikë në shumë në vendin e parafundit.
Të gjitha ndeshjet zhvillohen me fillim nga ora 15:00.
Orari i plotë i ndeshjeve të sotme:
Grupi A:
Besa – Drenasi
Trepça ’89 – Rahoveci
Liria – A&N
Phoenix – Istogu
Vëllaznimi – Trepça
Grupi B:
Vitia – Vllaznia
Ferizaj – Kika
Vushtrria – Flamurtari
Ramiz Sadiku – Fushë Kosova
2 Korriku – Arbëra