×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Dugolli i VV-së: Kusari-Lila tejkaloi mandatin e saj kur foli me Simiq për veteranët, nuk arsyetohet

    Insajderi
    30 August 2023 - 20:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, gjatë një bisedë telefonike në T7 ka folur për rastin e bisedës së shefes së GP të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza -Kusari Lila me përfaqësuesin e Listës Serbe, Slavko Simiq për çështjen e veteranëve.

    Dugolli ka thënë se në atë bashkëbisedim Kusari-Simiq ka pasur gjëra ku ajo ka tejkaluar mandatin e saj, duke përmendur diskutimin që ajo ka bërë me një përfaqësues të Listës Serbe për çështjen e veteranëve të UÇK-së.

    Deputeti i VV-së ka thënë se nuk e ka arsyetuar as atëherë dhe nuk e arsyeton as tani.

    “Ka pas gjëra që megjithatë zonja Kusari ka dalë përtej mandatit, pra që të flasë me një përfaqësues të Listës Serbe për çështjen e veteranëve, unë nuk e kam arsyetuar e nuk e arsyetoj as tani”, ka thënë Dugolli në T7.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark