×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Duhet zbatimi i marrëveshjeve për të ecur përpara”, O’Brien i kërkon Kurtit hapa urgjent për Asociacionin

    Insajderi
    24 April 2024 - 18:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti përparim urgjent për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    O’Brien deklaron se për të ecur përpara duhet zbatimi i marrëveshjeve të arritura përmes ndërmjetësimit të BE-së.

    O’Brien thekson se SHBA e mbështet rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike.

    “SHBA mbështet rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike. Për të ecur përpara, nevojitet zbatimi i marrëveshjeve të ndërmjetësuara nga BE-ja, duke përfshirë përparimin urgjent në Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Sot kam diskutuar hapat pozitivë të nevojshëm me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti”, ka shkruar O’Brien

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark