Kanë përfunduar dy ndeshjet e Superligës që u zhvilluan sot, shkruan Insajderi.
Drenica ka mposhtur Dukagjinin në Klinë si mysafire me rezultat 1:2, duke ia shkaktuar humbjen e radhës së skuadrës së trajnerit Armend Dallku.
Ndërsa ndeshja tjetër, ndërmjet Trepça ‘89 dhe Ferizajt përfundoi baras me rezultat 1:1.
Dukagjini me këtë humbje vazhdon të mbetet në pozitën e fundit me dy pikë, ndërsa Drenica në pozitën e tetë me pesë pikë.
Kurse, Ferizaj në pozitën e gjashtë me gjashtë pikë.
‘89shi me këtë barazim renditet në pozitën e shtatë me pesë pikë.