×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Dukagjin Lipa: Gërmia s’ka qenë dëshira jonë për me mbajt festivalin këtë vit, s’është vendi adekuat

    Insajderi
    04 August 2022 - 14:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Babai i këngëtares së njohur, Dua Lipa, Dukagjini Lipa, në konferencë për media është deklaruar lidhur me Sunny Hill Festival, që nis sonte.

    Ai falënderoi të gjithë për përkrahjen, derisa tha se planet e fondacionit janë ndalë për dy vjet për shkak të pandemisë.

    “Faleminderit për përkrahjen e juaj për organizim pas 3 vjetëve se pa ju s’ka qenë e mundur ky festival. Planet e fondacionit janë ndalë për dy vjetë për shkak të pandemisë. Programi ka fillu përsëri edhe në shkurt fëmijët me i çu atje për shërim”, ka thënë Dukagjin Lipa.

    Lipa tha se Gërmia nuk ka qenë dëshirë e tyre që ta mbajnë festivalin.

    “Gërmia s’ka qenë dëshira jonë me mbajt festivalin këtë vit, është vështirë me organize një festival me përmasa të tilla në këtë vend, urojmë që kanë me organizu viteve tjera në vendin adekuat”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark