×
  • Sport
  • Sport

    Dukagjini dhe Ballkani ndajnë pikët në Klinë

    Insajderi
    17 September 2023 - 17:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dukagjini dhe Ballkani kanë barazuar me rezultat 1-1 në kuadër të javës së pestë të Superligës së Kosovës.

    Të dy ekipet ishin të kujdesshme në startin e takimit, duke mos lënë hapësira.

    Ndeshja u zhbllokua pak para mbylljes së pjesës së parë, ku Altin Merlaku shënoi për 1-0.

    Mekëtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa kampioni aktual u lëshua në sulm për të kërkuar barazimin në pjesën e dytë.

    Pas një trysnie të gjatë, Ballkani arriti të barazojë rezultatin me golin e Albin Berishës për 1-1.

    Edhe pse skuadrat kishin raste pas barazimit të rezultatit, nuk arritën  të shënonin, duke ndarë në fund pikët.

    Ballkani është i dyti me 10 pikë nga katër ndeshje, ndërsa Dukagjini është  i teti me 3 pikë pas pesë ndeshjesh. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark