Dukagjini dhe Feronikeli ’74 kanë ndarë pikët në kuadër të xhiros së tetë në elitën e futbollit kosovar.
Goli i parë në këtë ndeshje u shënua një minutë pa përfunduar pjesa e parë. Autor i golit ishte Iljasa Zulfiu i cili shënoi për t’i dhënë avantazhin ekipit të Dukagjinit.
Me epërsinë prej 1-0 në të mirë të Dukagjinit, dy skuadrat shkuan në pushim mes pjesëve.
Në pjesën e dytë, mysafirët treguan dhëmbët dhe ia dolën që të barazojnë shifrat në minutën e 49-të të takimit.
Deri në përfundim të ndeshjes nuk pati më raste të mira shënimi dhe ndeshja përfundoi pa fitues.