Dukagjini dhe Liria kanë luajtur baras 0-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Ekipi i Armend Dallkut nuk ka arritur ta gjej fitoren as pas ndeshjes së tretë këtë sezon, duke barazuar me Lirinë në ndeshjen e luajtur në “18 qershori” të Klinës.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte thuajse e barabartë, me vendasit për një nuancë më të mirë, duke krijuar një rast, por pa gjetur rrjetën.
Rasti i vetëm ishte ai i Marclei Santos (12’), i cili gjuajti me kokë, por goditja e tij u prit nga portieri Arlis Shala.
Në pjesën e dytë u zhvillua lojë më e mirë, ku pati raste nga të dyja skuadrat, por edhe kësaj radhe portat mbeten të paprekura.
Në fakt, vendasit e gjeten golin në minutën e 72-të, por u anulua për pozitë jashtë loje pas rishikimit të VAR-it.
Vendasit goditen shtyllën me Blerind Morinën (55’) dhe rrezikuan me Altin Merlakun (52’), por pa sukses.
Liria goditi shtyllën me anë të Festim Alidemës (65’), ndërsa rrezikoi edhe Prins Tijueza (48’) dhe Andri Stefa (52’), por shifrat mbeten të paprekura dhe ndeshja u mbyll baras 0-0.
Pas këtij barazimi, Dukagjini zë vendin e nëntë me një. pikë, ndërsa Liria e shtata me tri pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, klinasit udhëtojnë te Drita, ndërsa prizrenasit e presin Fushë Kosovën. /Telegrafi/