Dukagjini ka fituar 1-0 në udhëtim te Drenica në përballjen që u luajt në kuadër të javës së 16-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Ndeshja filloi me një tempo mjaft të kujdesshëm nga dy skuadrat, duke synuar që të përfitonin nga gabimet e njëra-tjetrës.
Por, pas 20 minutash lojë, skuadra nga Klina kaloi në epërsi me golin e realizuar nga Altin Mërlaku.
Me këtë gol edhe përfundoi pjesa e parë, duke bërë që dy skuadrat të shkonin në pushimin mes pjesëve.
Në 45 minutat e dytë, u vërejt një angazhim më i madh nga skuadra vendase, por pa arritur të bëjnë ndryshim në rezultat.
Pas javës së 16-të, Dukagjini është ngjitur në vendin e pestë me 18 pikë, ndërsa Drenica ka mbetur me 17 sosh. /Telegrafi/