×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Durmishi njofton se ua ndërpreu kontratën 3 ekzaminerëve

    Insajderi
    25 January 2024 - 20:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka marrë njoftuar se ka marrë vendim për shkëputjen e kontratës së punës tre ekzaminerë të angazhuar në departamentin për patentë shofer, shkruan Insajderi

    Durmishi shkruan se ky vendim ka ardhë pas informatave për keqpërdorime të mëdha në procesin e punës.

    Ai shtoi se ditëve në vazhdim do të prezantohen të gjeturat që flasin për keqpërdorim nga ana e tyre.

    Postimi i tij i plotë:

    Të dashur qytetarë,

    Sot kam nxjerrë vendim për shkëputje të marëdhënies së punës për tre ekzaminer të angazhuar në departamentin për Patentë shofer.

    Këtë veprim e kam bërë pas informatave për dyshime të bazuara në keqpërdorime të mëdha në procesin e punës.

    Ditëve në vazhdim do të prezentojmë të gjitha të gjeturat që lidhen me keqpërdorime shumë të mëdha në njësitë për patentë shofer gjithandej Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark