Florian Dushi është kandidat për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Dushi në këto zgjedhje mbanë numrin 35 në listën zgjedhore të LDK-së.
Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka folur për çështjen e Vettingut, duke përmendur themelimin e Gjykatës Komerciale.
Dushi ka thënë se Kosova gjatë qeverisjes së LDK-së ka kompletuar tashmë bazën ligjore për themelimin e Gjykatës Komerciale (Ekonomike), gjykatë e cila do të lehtësojë jashtëzakonisht shumë zhvillimin e biznesit në Kosovë, duke përfshirë edhe rritjen e sigurisë për investimet e huaja në vendin tonë.