Kandidati për deputet nga lista e Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Florian Dushi ka vizituar strehimoren “My Home- Shtëpia ime”.
Ai nëpërmjet një statusi në Facebook, ka shkruar se qeverisja e LDK-së, do të vazhdojë t’i mbështesë strehimoret dhe të gjitha mekanizmat të cilat po punojnë në parandalimin e dhunës ndaj vajzave dhe grave, ashtu siç edhe e kemi bërë gjatë kësaj kohe sa isha Koordinator Nacional Kundër Dhunës në Familje, transmeton Indeksonline.
Ky është postimi i tij në Facebook:
Sot gjatë vizitës në Strehimoren “My Home – Shtëpia ime” në Ferizaj, me ç’rast u pritëm nga Drejtoresha Sevdije Kasumi – Bunjaku, nga e cila u njoftuam me sfidat me të cilat po ballafaqohen Strehimoret të cilat strehojnë gra e vajza, viktima të dhunës.
Ju premtova se qeveria e LDK-së do të vazhdojë t’i mbështesë strehimoret dhe të gjitha mekanizmat të cilat po punojnë në parandalimin e dhunës ndaj vajzave dhe grave, ashtu siç edhe e kemi bërë gjatë kësaj kohe sa isha Koordinator Nacional Kundër Dhunës në Familje!