Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Florian Dushi, ka vazhduar takimet elektorale në Prishtinë, Sllatinë dhe Shtime.
Dushi tha se gjithandej Kosovës ka një mobilizim të jashtëzakonshëm për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Ai tutje ka potencuar se me 14 shkurt, me votën për LDK-në do të mbrohet demokracia pluraliste dhe liria qytetare në vendin tonë.
Takime gjithandej, në Prishtinë, Sllatinë (Fushë Kosovë) e Shtime, mobilizim i jashtëzakonshëm për 14 shkurtin, ditën kur me votën për LDK-në do të mbrohet demokracia pluraliste dhe liria qytetare në vendin tonë!