×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Dy dilemat e mëdha për “Misterin Martin Berishaj”, Valon Syla flet në InDoks

    Insajderi
    29 January 2023 - 20:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë “dy dilema kyçe” të cilat ende nuk janë të qarta për qytetarët e Kosovës në lidhje me ambasadorin kontraverz të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajn, dhe implikimeve të tij në skandalin madhor financiar që shpërtheu fillimisht në Slloveni, sipas gazetarit dhe opionistit, Valon Syla në një intervistë dhënë për IndDoks.

    Syla parasheh dy skenarë të mundshëm se si qëndron përfshirja e mistershme e ambasadorit Berishajt në krejt këtë skemë shpërlarje parash, temë kjo e cila ka qëndruar konstante në skenën mediatike të rajonit, veçanërisht në Lubjanë.

    Njëri skenar është që Berishaj ka qenë i implikuar apo është përzier në punët e brendshme të Sllovenisë gjatë zgjedhjeve nacionale atje, ku miku i tij i humbë zgjedhjet dhe fiton pala që ka qenë dikur opozitë e Sllovenisë. Parat të cilat Martin Berishaj dihet, është një skandal që i ngërthen 4 shtete, Serbinë se kompania GEN nga i cili i pranon z.Berishaj paret është serbe”, tha Syla në InDoks.

    Por, jo vetëm kjo. Ekspansioni i efektit Berishaj zgjatet deri edhe në dyshime për financim të fushatës elektorale të Lëvizjes së kthyer në Parti, Vetëvendosjes, e deri te partneri minor i tyre në koalicionin qeverisës, Lista Guxo.

    Ndërsa i dyti është që një pjesë e këtyre para i është dhënë Vetëvendosjes këtu në Kosovë gjatë fushatës së f undit e çka Vetëvendosje këto para nuk i ka shpenzu për vet por besohet apo dyshohet se ia ka dhuru Listës Guxo se nuk e kanë pasur centin për fushatën zgjedhore që më pastaj e kanë shpërbly z.Berishaj e kanë shpall ambasador në Kroaci”, thotë Syla, derisa vëren se këtu është niveli i dyshimeve.

    Ndiqeni dokumentarin e plot të realizuar në InDoks “Misteri Martin Berishaj”:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark