×
  • Lajme
  • Insajderi

    Dy ditë para fillimit të vitit të ri shkollor – Kryetari i mësuesve me porosi për nxënësit e prindërit

    Insajderi
    30 August 2022 - 13:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jasharaj ka folur për grevën e nisur që nga 25 gushti. Pak ditë para fillimit të vitit shkollor, Jasharaj iu është drejtuar përmes Insajderit me një porosi nxënësve dhe prindërve të tyre.

    Jasharaj ka kërkuar nga prindërit që mllefin e tyre ta drejtojnë kah Qeveria Kurti.

    “Porosia ime për nxënësit dhe prindërit, sidomos prindërve sepse janë të moshës madhore që mllefin e tyre ta orientojnë kah qeveria, nëse duan të na kuptojnë munden, qoftë nga shënimet e arkivuara nga mediat, ne ma muaj të tërë kemi paralajmëruar, o hajdeni bre të ulemi se mund të ndodhë greva e përgjithshme, i garantojmë nxënësit dhe të tjerët se vendimi më i rëndë për të gjithë ne ka qenë shpallja e grevës”, tha ai për Insajderin.

    Sipas tij është momenti që qeveria ta dëshmojë nëse vërtete po iu dhimbsen fëmijët.

    “Qeveria po ta donte situatën e qetë, po ti donte shkollat me nxënës së paku do ta pranonte këtë ndërmjetësuesin dhe pastaj për 90 ditë do të uleshim e të do të bisedonim për të mos ardhur tek kjo pikë. Qeveria nuk e qau kokën për asgjë, as për ndërmjetësuesin, as për grevat as që me 25 fillon”

    “Nëse qeverisë i dhimbsën nxënësit e Kosovës, le ta dëshmojë, le të ulet nëse qeveria ulet, ja sot dua nesër s’dua atëherë ky popull le të bëjë me gisht nga ne”, u shpreh ai.

    Kreu i SBASHK-ut ka kërkuar nga qeveria që të ndalojë tentativat për frikësim të grevistëve.

    “Grevën nuk e deshëm por qeveria na solli në këtë pozitë”, tha Jasharaj.

    Intervista e plotë:  

    SBASHK sot përmes një konference për media njoftojë se se do të padisin Ministrinë e Financave, gjegjësisht ministrin e Financave, Hekuran Muratin për deklaratat e tij të djeshme.

    Murati tha se SBAShK ka marrë 3 milionë euro në pesë vitet e fundit, nuk dihet si i ka shpenzuar.

    “Fati ynë është se edhe avokatët e Kosovës janë shprehur kundër asaj deklarate, të një sekretari fillimisht, dhe kundër kësaj deklarate, dhe ata janë paraqitur vullnetarë që të na marrin në mbrojtje dhe të bëjnë procedurat e duhura dhe nuk përjashtohet as padia. Jam i sigurt që do të bëhet… Si kryetar i Këshillit grevist do të insistoj, do t’i lus kolegët e mi që janë të fushës që ta bëjnë këtë”, ka thënë Jasharaj sot para gazetarëve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark