×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Dy filmat e mbështetur nga QKK prezantohen në Karlovy Vary

    Insajderi
    17 June 2023 - 21:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Filmi “Era” dhe filmi “Gülizar” të mbështetura nga Qendra Kinematografike janë perzgjedhur në seksionin “Work in Progress” në Festivalin e 57-të të filmit në Karlovy Vary.

    Filmi “Era” është film i metrazhit të gjatë me regji dhe skenar nga Parta Kelmendi.

    Ngjarja e filmit përcjell dramën e viteve të 90-ta në Kosovë. Kur populli i Kosovës ballafaqohej me ndjekjet dhe nxjerrje nga puna në mënyrë masive.

    Përmes personazhit kryesor Era, trajtohet jo vetëm ngjarja, por edhe psikologjia dhe ndikimi i tjetërsimit të vlerave kulturore dhe njerëzore të asaj kohe.

    Filmi u xhirua me mbështetjen e Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe të Qendrës Kinematografike të Maqedonisë së Veriut.

    Skenariste dhe regjisore është Parta Kelmendi, ndërsa producente e filmit është Afërdita Saraçini Kelmendi.

    Filmi “Gülizar” është filmi i parë me bashkëprodhim Turqi-Kosovë, i xhiruar në Turqi dhe Kosovë. Producente e filmit nga Kosova është Valmira Hyseni.

    Filmi tregon historinë e një gruaje që shkon në një udhëtim nga Turqia në Kosovë për t’u martuar.

    “Gulizar” është mbështetur nga Ministria Turke e Kulturës dhe Turizmit dhe Qendra Kinematografike e Kosovës. /gazetaexpress.com/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark