×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Insajderi / Ballina 5

    Dy kandidatët për asambleist të Skenderajt punësohen në komunë

    Insajderi
    17 December 2022 - 19:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Punësimet partiake në Skenderaj nuk kanë të ndalur. Duket se të gjithë kandidatët që po konkurronin për një vend në asamblenë komunale, e që nuk arritën ta zënë, u punësuan më pas në komunë.

    Së fundmi, Insajderi ka zbuluar edhe dy emra të tjerë të cilët i prinë listës në konkurset e hapura nga Komuna e Skenderajt e udhëhequr nga PDK.

    Albert Rexhepi u përzgjodh si ‘Specialist i Buxhetit‘. Ai në konkurs mori 93.4 pikë.

    Rexhepi në zgjedhjet e vitit të kaluar kandidoi për një vend si asambleist në Kuvendin Komunal. Por, që nuk arriti t’i marr votat e mjaftueshme për të siguruar një ulse.

    Edhe Hajzer Shala në tetorin e 2021’ës iu fut garës për një ulse në Kuvendin Komunal. Ai nuk mori votat e qytetarëve për një vend në asamble.

    Por, Shala kryesoi në konkursin e hapur për ‘Specializant Ligjor‘ me 86 pikë. Për këtë pozitë garuan katër kandidatë.

    Gazeta Insajderi ka raportuar javën e kaluar se pushteti në Skenderaj ia bëri një vend pune edhe ish-kandidates për asambliste në zgjedhjet e vitit 2021, Dafina Shabanit.

    Shabani edhe pse nuk kishte mundur të siguroj votat e mjaftueshme për një karrige në Kuvendin Komunal, ajo u emërua në pozitën ‘Specialiste e Burimeve Njerëzore‘.

    Në konkursin për këtë pozitë ishin vetëm dy kandidate, ku Dafina Shabani kryesoi me 89 pikë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark