×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy kosovarëve iu sekuestrohen 28 mijë e 500 euro në Morinë

    Insajderi
    27 December 2022 - 12:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Shtetit sot ka informuar se janë sekuestruar 28 mijë e 500 euro në pikën kufitare në Morinë, ndërsa janë proceduar penalisht dy persona.

    Policia ka potencuar se ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. R., 24 vjeç dhe D. Sh., 20 vjeç, banues në Gjilan, Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

    “Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar dhe në analizën e riskut, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin D. R. dhe pasagjer shtetasin D. Sh. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur shtetasit D. R., 12 400 euro, ndërsa shtetasit D. Sh. i kanë gjetur 16 100 euro, të padeklaruara sipas përcaktimeve ligjore në fuqi. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 28 500 euro.”, ka bërë të ditur Policia.

    Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark