×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Dy ministra të Kurtit kanë hup vakt me heke një billbord, ndërkohë s’kemi ilaçe e paga”

    Insajderi
    25 January 2024 - 21:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi ka reaguar pas lajmit se ministrat e Qeverisë Kurti, Xhelal Sveçla dhe Elbert Kransiqin ishin përkujdesur për heqjen e fotografive të Putin e Vuçiqit nëpër Veri të vendit, shkruan Insajderi.

    Nushi ka ironizuar me veprimin e ministrave të Kurtit, sipas tij “kanë hupë vakt”, ndërkohë përmendi mungesën e ilaçeve, librave e pagave.

    “2 ministra, me eskortat e tyre, kane hupe vakt me shku me heke nje billboard skaj rruges. Edhe kane thirre kamera 🤦🤦 Skemi ilaqe, libra e paga. Por ne sherohemi, edukohemi dhe jetojme me propagande”, shkroi ai në Facebook.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se këtë të enjte në Zveçan janë larguar billbordet ilegale me simbole dhe imazhe të diktatorëve e agresorëve serbë.

    Teksa ka njoftuar për rastin, Sveçla ka thënë se simboli i vetëm i Serbisë brenda shtetit të Kosovës do të jetë ambasada e saj në Prishtinë.

    “Sot në Zveçan janë larguar billbordet ilegale me simbole dhe imazhe të diktatorëve e agresorëve të cilat janë të papranueshme në Republikën e Kosovës”, ka shkruar ministri në Facebook.
    Ai tutje theksoi se si institucione mbesin të përkushtuar për rend e ligj dhe zbatim të kushtetushmërisë në çdo pjesë të vendit tonë”,
    u shpreh ai.

    “Këto billborde e imazhe të fashistëve e agresorëve si Vladimir Putin dhe kundërshtarëve të shtetit tonë, nuk do të gjejnë vend në shtetin tonë”, ka shtuar Sveçla.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark