×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Dy nga të akuzuarit për falsifikimin e mbi 85 mijë eurove dalin para Gjykatës

    Insajderi
    30 November 2023 - 14:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kanë dalur para Gjykate dy nga të akuzuarit për falsifikimin e mbi 85 mijë eurove. Dyshohet se po merreshin me prodhimin/shpërndarjen dhe futjen në treg të parave të falsifikuara, monedha prej 2 euro, raporton Insajderi.

    Gazeta Insajderi nga burime brenda policisë ka kuptuar se të arrestuar janë R.S 1991, K.M 1996, D.H, 1991- shtetas të Kosovës si dhe A.A 1989, A.Sh 1985 dhe A.B 1991, shtetas të Maqedonisë së Veriut.

    Ky aksion është kryer në bashkëpunim mes Policisë së Kosovës e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI).

    Prokuroria Speciale njoftoi se në këtë operacion janë arrestuar në flagrancë gjashtë (6) persona të dyshuar, për veprat penale ‘’Falsifikimi i parasë (prodhimi dhe vënia në qarkullim) nga neni 296 i Kodit nr.08/L-074 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, pasi që të njëjtit kanë qenë shpërndarësit e parave të falsifikuara, konkretisht monedhave metalike dy (2) €uro të falsifikuara.

    Ndërkaq, tre (3) nga personat e dyshuar janë shtetas nga Maqedonia e Veriut, dhe tre (3) të tjerë shtetas të Kosovës.

    Nga ky operacion janë sekuestruar thasë me nga 2 €uro metalike në vlerë prej tetëdhjetë e pesëmijë e dhjetë (85.010.00) euro, të cilat dyshohen se janë të falsifikuara. Po ashtu, janë sekuestruar katër (4) vetura të cilat janë përdorur nga personat e arrestuar dhe shtatë (7) telefona celularë.

    Personat e arrestuar me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë, si dhe brena afateve kohore ligjore do të bëhet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

    /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark