×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Dy persona vdesin dhe nëntë të tjerë lëndohen nga rënia e akullit në Alpet jugore të Zvicrës

    Insajderi
    27 May 2022 - 23:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dy alpinistë humbën jetën të premten dhe nëntë të tjerë u lënduan nga rënia e blloqeve të akullit në Alpe në jug të Zvicrës, tha policia.

    Sipas AP News, përcjell Telegrafi, policia në kantonin Valais (shteti) u lajmërua pak pas orës 6 të mëngjesit për urgjencën në grupin e maleve Grand-Combin. Shtatë helikopterë të shpëtimit janë dërguar.

    Siç raportohet 17 alpinistë në grupe të ndryshme, ishin në zonë kur blloqet e akullit u shkëputën në një lartësi prej 3,400 metrash. Dy persona – një grua franceze 40-vjeçare dhe një burrë spanjoll 65-vjeçar – vdiqën në vendngjarje.

    Policia tha se nëntë persona të tjerë u dërguan në spitalet në Sion dhe Lozanë dhe se dy prej tyre u lënduan rëndë. Alpinistët e tjerë u evakuuan me helikopter.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark