×
  • Lajme
  • Insajderi

    Dy raste të dhunës në familje veç në Prishtinë – Policia jep detajet

    Insajderi
    17 October 2022 - 09:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të dhunës në Prishtinë brenda 24 orëshit të fundit, shkruan Insajderi.

    Në rastin e parë raportohet të jetë arrestuar një mashkull pasi ka sulmuar fizikisht një femër.  Viktima ka pranuar tretman mjekësorë.

    Ndërsa tek rasti i dytë raportohet se një femër me probleme psiqike ka sulmuar fizikisht një femër tjetër. E dyshuar sipas policisë ka pranuar tretman mjekësorë në klinikën e psikiatrisë.

    Njoftimi i plotë i Policisë:

    DHUNË NË FAMILJE

    ·         Prishtinë 16.10.2022 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se  e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare e cila si pasojë ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    ·         Prishtinë 16.10.2022 – 14:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare me probleme psiqike për shkak se e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare e cila si pasojë ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin e dyshuara ka pranuar  tretman mjekësor në klinikën e psikiatrisë e më pas me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark