×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Dy shoferë gjobiten nga Policia – tejkaluan vijën e plotë

    Insajderi
    20 March 2024 - 16:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia në Ferizaj ka njoftuar se në raste të ndara ka gjobitur dy shoferë në Ferizaj pasi kanë tejkaluar në vijë të plotë.

    Fillimisht një 31 vjeçar është ndaluar pasi ka tejkaluar në vijë të plotë. Ai është gjobitur me 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj ndalim vozitje.

    “Rreth orës 12:18 ka ndaluar shoferin L.K (M/K) i moshës 31 vjeçar, i cili me veturën e tij ka bërë tejkalimin nē vijë të plotë dhe për këtë policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.”

    Kaq është gjobitur edhe një 24 vjeçar.

    “Ndërsa, rreth orës 12:50 ka ndaluar shoferin M.D (M/K) i moshës 24 vjeçar, i cili me veturën e tij ka bërë tejkalimin nē vijë të plotë dhe për këtë policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark