×
Show

Dy shqiptar në garën e famshme të kuzhinierëve

Insajderi
02 October 2016 - 22:47
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

“Hell’s Kitchen Italy” do të nisë këtë të martën sezonin e ri dhe si asnjëherë tjetër, pjesë e 16 finalistëve të përzgjedhur nga qindra konkurrent janë edhe dy shqiptar.

Bëhet fjalë për Kristian, i lindur në Shkodër, që pasionin për kuzhinë e ka që në moshën 17 vjeçare.

“Kur isha fëmijë isha i trash dhe humba përnjëherë 30 kilogram. Pasi ushqimi ka ndryshuar jetën time, zgjodha të eksploroj botën e kuzhinës”, ka thënë Krisitiani.

Ai aktualisht jeton dhe punon në Islandë si shef kuzhinë një restorant të një hoteli luksoz.

Tjetri konkurrent është Shabani nga Vlora. Në prezantimin e tij ai thotë se ka qenë nëna e tij që ia ka nxitur kuriozitetin për gatimin.

“Kësisoj u regjistrova në Hotel Insititute në Itali për të mësuar profesionin si kulinar”, thotë Shabani.

Ai tash është profesor në këtë institut të ushqimit dhe hotelerisë.

Kuzhinierët shqiptar janë të famshëm në disa vende evropiane, ndërsa restoranti me kry-shef shqiptarin Rene Rexhepi është shpallur dy herë më i miri në botë./Insajderi.com

kuzhina

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark