×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy shtetas të Serbisë kalojnë kufirin ilegalisht në Kamenicë

    Insajderi
    25 November 2024 - 08:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se dy shtetas të Serbisë kanë kaluar kufirin ilegalisht të dielën në Kamenicë.

    Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, me vendim të prokurorit rasti i është referuar gjykatës për kundërvajtje.

    “Novosellë, Kamenicë / 24.11.2024 – 11:50. Njësiti patrullues ka ndalur një kombi i cili po vinte nga drejtimi i Serbisë, i cili kishte kaluar ilegalisht kufirin. Në automjet kanë qenë dy të dyshuar meshkuj shtetas të Serbisë. Me vendim të prokurorit rasti i referohet gjykatës për kundërvajtje”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark