×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Dy sulmet që lanë mbi 15 veta të vdekur – reagon Vuçiq, tregon çfarë masa mori shteti serb

    Insajderi
    05 May 2023 - 19:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pas dy sulmeve masive të ndodhura nga të rinjtë e Serbisë, njëri ndaj nxënësve në shkollën e tij, e tjetri ndaj kalimtarëve në rrugë, ka paralajmëruar çarmatosje të qytetarëve, por edhe kontroll të të gjithë atyre që mbështesin vrasësin, për të cilët tha se duhet të shkojnë në burg dhe pastaj të shpjegojnë. Vuçiq madje propozoi rikthimin e dënimit me vdekje, gjë që tha se nuk u mbështet.

    Ai në një konferencë për media, tha se sulmi i dytë masiv ku mbetën të vrarë tetë persona dhe u plagosën 15 të tjerë në fshatin Dubonë të Serbisë, është sulm kundër shtetit të Serbisë dhe për këtë arsye sot është vendim i byrosë për të ngritur nivelin e mbrojtjes së zbulimit dhe kundërzbulimit të të gjithë vendit.

    “Ky është një sulm ndaj të gjithë vendit tonë dhe çdo qytetar e ndjen, nëse do të isha përkrahës i teorive konspirative mund të kisha pasur diçka për të thënë, mendoj se gjëja më e rëndësishme nuk është të parandalojmë përhapjen e panikut por të parandalojmë përhapjen e gënjeshtrave dhe jo vetëm në rrjetet sociale por kudo”, tha ai.

    Lexo edhe:

    Vuçiq gjithashtu ka paralajmëruar se shërbimi, policia dhe të gjithë duhet ta rishikojnë të gjithë 45 mijë personat që janë në profil, të cilëve u pëlqen vrasësi

    “Sot është vendim edhe i byrosë për të ngritur nivelin e mbrojtjes së zbulimit dhe kundërzbulimit të të gjithë vendit. Ne duhet të punojmë në përputhje me masat që kemi miratuar tashmë dy ditë më parë, disa nga ato ,,dark net sajtet,, dhe gjithçka tjetër, në ditët në vijim dhe deri në të kaluarën, kështu që ngadalë të gjithë ju që pëlqeni përbindësh na shpjegoni se për çfarë ju pëlqen përbindëshi. Kushdo që thotë se në gjuajtje është shpëtimi dhe se ka diçka relaksuese në këtë, duhet të shkoj në burg dhe pastaj shpjego dhe për këtë do të kërkojmë mbështetjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, tha ai, duke shtuar se nuk do të presin urdhrin për banesën e vrasësit dhe të mos gjejnë asgjë atje.

    “Sot në mëngjes i propozova kryeartës së qeverisë që ne ta kthejmë dënimin me vdekje, por ajo dhe qeveria janë kundër, sepse do të ishim të vetmit me Bjellorusinë që do të kishim dënimin me vdekje në Evropë, dhe pra nuk mund ta bëjë këtë sipas disa konventave shumë të zgjuara. Dikur kam qen kundër dënimit me vdekje, më vjen keq që kam pasur një qëndrim të tillë politikë dhe me këtë të dytin, kur e arrestojnë dhe shihni se ai, pse ke vrarë njerëz dhe mban bluze Heil Hitler…. Në Serbi e gjete Hitlerin o plehër, që i bërë kaq fatkeqësi këtij populli, dhe këtu e gjete që ta admirosh atë dhe të na i vrasësh njerëzit, përbindësh, dhe kur e arrestojnë policëve iu thotë respekt, respekt”, tha ai.

    Përndryshe, më 3 maj në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar”, në Vraçar të Beogradit, njëri nga nxënësit ka qëlluar me armë zjarri, duke vrarë shokët e klasës dhe personelin e sigurisë.

    Menjëherë të nesërmen, më 4 maj, një 21-vjeçarin sulmoi me armë automatike një grup të ringjesh, ku mbetën të vrarë tetë persona dhe u plagosën 15 të tjerë në fshatin Dubonë të Serbisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark